Anglia dhe Spanja do të përballen në finalen e EURO 2024, e cila do të luhet në Berlin, të dielën e 14 korrikut. Vendimi për kualifikimin u bë në minutën e 90-të të ndeshjes në “Iduna Park”, Dortmund. Ollie Watkins e siguroi fitoren për Anglinë me një goditje të bukur diagonal, duke mundur portierin hollandez Bart Verbbrugen.
Ndeshja filloi me një pjesë të parë dinamike, ku Xavi Simons e dha epërsinë për Holandën në minutën e 7-të me një goditje nga jashtë zonë. Harry Kane barazoi për Anglinë në minutën e 18-të me një penallti të saktë. Në pjesën e parë u regjistruan edhe dy goditje në transversë, nga Dumfries dhe Foden për Holandën dhe Anglinë, respektivisht.
Pjesa e dytë ishte më e ngadaltë dhe u karakterizua nga një luftë nervash deri në minutën e 90-të, kur Ollie Watkins e shënoi gol të vendimtarin për Anglinë, duke siguruar kualifikimin në finalen e kampionatit.
Kjo është finalja e dytë rradhazi për Anglinë në Europian, pas humbjes së finales së vitit 2021 kundër Italisë në Angli./UBTNews/