Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot Besnik Pulën, këshilltar të jashtëm politik (pro-bono) për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare.
Sipas një njoftimi të Qeverisë, Besnik Pula është profesor i asociuar në departamentin e shkencave politike të universitetit Virginia Tech (ShBA), ku është gjithashtu drejtor i Asociuar i Qendrës për Studime të Bashkimit Evropian, Studimeve Transatlantike dhe të Hapësirës Trans-Evropiane (CEUTTSS), e mbështetur nga programi Erasmus+ i Komisionit Evropian.
“Studimet e doktoratës për sociologji i ka mbaruar në Universitetin e Miçiganit (University of Michigan), kurse ato të masterit në universitetin Georgetoën, ndërsa paraprakisht ka qenë i asociuar në role hulumtuese dhe ligjëruese me Universitetin Princeton, Neë York University dhe Universitetin e Binghamtonit. Puna e tij hulumtuese është mbështetur dhe shpërblyer nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (ShBA), Shoqata Sociologjike Amerikane (ASA), programi Fulbright-Hays i Departamentit të Arsimit (ShBA), American Council for Learned Societies (ACLS) dhe International Research and Exchanges Board (IREX)”, thuhet në njofitm.