Milot Rashica është shumë i kënaqur me formën e tij të shkëlqyer dhe suksesin e ekipit të tij, Besiktas, në këtë fillim sezoni në Superligën turke.
Në ndeshjen e fundjavës së kaluar, Rashica luajti një rol të rëndësishëm në fitoren e madhe 4:2 ndaj Antalyasporit. Ai kontribuoi me dy asistime, fillimisht për sulmuesin italian Ciro Immobile dhe më pas për mesfushorin Silvan, ndërsa Immobile e shënoi edhe një gol tjetër në këtë ndeshje. Goli i katërt për Besiktasin u realizua nga futbollisti shqiptar Ernest Muçi.
Me këto rezultate, Besiktasi ndodhet në krye të tabelës së Superligës turke, duke i fituar të dyja ndeshjet e para të sezonit dhe duke grumbulluar 6 pikë. Ky start i fuqishëm i ka dhënë një motiv të madh Rashicës dhe ekipit të tij.
Në një postim në rrjetet sociale, Rashica shprehu kënaqësinë e tij për këto rezultate dhe për formën e tij personale: “2 fitore nga 2 ndeshje. Të vazhdojmë kështu përpara,” shkroi ai.
Me këtë ritëm të shkëlqyer, duket se sezoni i ri do të jetë një periudhë emocionuese për Besiktasin dhe për Rashicën./UBTNews/