Besart Berisha është duke shijuar qëndrimin e tij në Ligën e Australisë, me klubin Western United.
Së fundmi, sulmuesi kosovar ka arritur një tjetër sukses, duke u shpallur golashënuesi më i mirë te skuadra australiane, Western United.
Në sezonin që sapo lëmë pas, bomberi kosovar shënoi 19 gola për Western United, duke e fituar kështu edhe Këpucën e Artë.
Dikur, Besart Berisha ishte pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës, ku kishte debutuar më 24 mars të vitit 2017, nën urdhërat e Albert Bunjakit./UBTNews