Besar Halimi është larguar nga futbolli gjerman pas dy viteve të kaluara në Sandhausen.
Mesfushori nga Kosova përkundër që ishte pjesë e klubit gjerman, hapësirat për të ishin të limituara.
Halimi është larguar nga Sandhausen si futbollist i lirë, pasi kontrata me klubin gjerman ka përfunduar.
E reprezentuesi kosovar ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në futbollin letonez, ku ka nënshkruar me kampionin në fuqi, FC Riga.
“Kampioni letonez Riga ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë me mesfushorin 26-vjeçar të kombëtares së Kosovës Besar Halimi”, thuhet në njoftimin e klubit.
Gjilanasi ka nënshkruar kontratë me klubin letonez për dy vite.
Halimi më parë ka luajtur edhe për Stuttgart Kickers, FSV Frankfurt, Mainz e Brondby.