Sot, do të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të playoff-it të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve.
Besa Famgas dhe Prishtina, synojnë kalimin në finalen e madhe të playoff-it, ku do të vendoset titulli i kampionit. Kampionia aktuale dhe liderja e pjesës së rregullt, Besa Famgas takohet në Gjakovë me Vëllaznimin.
Besa e ka fituar ndeshjen e parë të luajtur në fundjavë në Pejë me rezultat të thellë (40:19).
Besës i mjafton një fitore apo një barazim për të siguruar finalen. Kjo ndeshje zhvillohet prej orës 17:30. Ndërkohë, gjysmë ore më herët nis takimi Trepça – Prishtina.
Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë në kryeqytet me rezultatin 40:26 dhe është larg finales një fitore apo një barazim. Prishtina stinorin e rregullt e ka përfunduar në pozitën e dytë, ndërsa Trepça në të tretën.