UBT News

Bernard Berisha lë të kuptohet se është ftuar nga Kosova për ndeshjet e marsit

Ndeshjet e Kombëtares së Kosovës po afrohen, ndërsa ende nuk kemi një listë zyrtare të futbollistëve që janë ftuar.

Kosova do të luajë brenda muajit mars me Lituaninë (miqësore) dhe me Suedinë e Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Futbollistët kanë filluar që të konfirmojnë ftesat, ndërsa një të tillë siç duket e ka pranuar edhe futbollisti Bernard Berisha.

Ai ka publikuar një fotografi në një ndeshje kur ka luajtur me Kosovën, çka ka lënë të nënkuptohet se është ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes.

Exit mobile version