Ndeshjet e Kombëtares së Kosovës po afrohen, ndërsa ende nuk kemi një listë zyrtare të futbollistëve që janë ftuar.
Kosova do të luajë brenda muajit mars me Lituaninë (miqësore) dhe me Suedinë e Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Futbollistët kanë filluar që të konfirmojnë ftesat, ndërsa një të tillë siç duket e ka pranuar edhe futbollisti Bernard Berisha.
Ai ka publikuar një fotografi në një ndeshje kur ka luajtur me Kosovën, çka ka lënë të nënkuptohet se është ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes.