UBT News

Bern po mendon të privilegjojë njerëzit e vaksinuar për qasje në spital

Kantoni i Bernës po debaton mbi mundësinë e dhënies së përparësisë së pacientëve të vaksinuar në spitale.

Nëse numri i shtretërve është i kufizuar, zyrtarët e spitalit do të duhet të vendosin se kush do të vendoset në njësitë e kujdesit intensiv dhe kush do të refuzohet.

Udhëzimet e lëshuara nga Akademia Zvicerane e Shkencave Mjekësore për triazhimin e pacientëve thonë se përparësia më e lartë duhet t’u jepet atyre që kanë një shans të mirë për t’u shëruar, veçmas ata që kanë qenë të vaksinuar.

“Mjekët do të trajtojnë së pari ata që kanë shanset më të mira për të mbijetuar. Ka më shumë gjasa që ata të jenë njerëz të vaksinuar”, tha drejtori shëndetësor i Bernit, Pierre Alain Schnegg. /Albinfo.ch

Exit mobile version