Ish-kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se “Ballkani i Hapur” është nismë destabilizuese për një rajon delikat politikisht.
Ai tha se gjithçka duhet të bëhet me kuota dhe modelim, duke theksuar se kjo nismë do të përfundojë siç tha ai si flakë kashte.
“Garantoj komunitetin ndërkombëtar se ‘Ballkani i Hapur’ është nismë destabilizuese sepse Ballkani është delikat politikisht dhe nuk ka nevojë që të nxisim kundërshtira apo përçarje. Këta kanë nisur që në Novi Sad me dogmën e kamionit që pret 1100 vjet. Askush nuk është kundër lëvizjes së lirë të mallrave, por vetë Presidenti Donald Trump i rishqyrtoi një nga një traktatet tregtare sepse ato duhen bërë mbi bazën e modelimit të shkëmbimit të mallrave. Nëse Serbia subvencionon 50 euro për lopë dhe Shqipëria nuk subvencionon as 50 cent, vetëkuptohet që qumështi në Serbi del shumë më i lirë dhe fermeri i Lushnjës nuk përballet dot kurrë me fermerin serb. Pra, gjithçka duhet bërë me kuota dhe modelim. Siç e bëjnë këta, kjo nismë do të përfundojë si flakë kashte”, tha Berisha në konferencën për media ku tregoi për padinë e ngritur në Gjykatën e Parisit për vendimin e DASH për ta shpallur “non grata” së bashku me familjen e tij.