Aktorja amerikane, Octavia Spencer i ka kërkuar falje privatisht këngëtares Britney Spears dhe partnerit të saj. Sam Asghari, pas një shakaje që bëri me ta lidhur me fejesën e tyre.
“Ju e dini që para disa ditësh, Sam dhe Britney njoftuan fejesën e tyre, dhe unë bëra shaka me ta. Qëllimi im ishte t’i bëjë të qeshin, jo që t’iu shkaktojë dhimbje. Privatisht iu kërkova falje”, shkroi ajo mes tjerash në rrjete sociale.
Kur çifti dha lajmin për fejesë, Spencer tha se Spears duhet ta detyrojë atë të nënshkruajë një marrëveshje para martesës.
“Fansat e saj e kanë parë atë që ka përjetuar shumë dhimbje dhe tani e gjeti lumturinë. Ne jemi tejet të lumtur për të. Le të dhurojmë dashuri. #jonegativitet”, shkroi ajo./UBTNews