Karim Benzema e shënoi golin e vetëm të Real Madridit në humbjen 2-1 nga Sherif Tiraspol, të martën mbrëma, që do të thotë se ai tani ka kapërcyer Raul Gonzales për t’u bërë golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve.
Cristiano Ronaldo kryeson listën me 135 gola, i ndjekur nga Lionel Messi, i cili shënoi golin e tij të 121-të, në Ligën e Kampionëve, në fitoren 2-0 të Paris Saint-Germain ndaj Manchester City të martën, teksa sulmuesi i Bayern Munich, Robert Leëandoëski është në vendin e tretë me 75 gola.
Benzema e ka filluar sezonin 2021-22 me stil, pasi ai tashmë ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë shtatë asistime në shtatë ndeshje të LaLiga Santander, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Asnjë francez nuk ka shënuar më shumë gola se Benzema në Ligën e Kampionëve, me Thierry Henry më të afërtin me 50 gola.
Sulmuesi 33-vjeçar tashmë është golashënuesi i pestë më i mirë i të gjitha kohërave në Real Madrid me 288 gola dhe ai është afër kapërcimit të Carlos Santillana, i cili shënoi 290 herë gjatë 17 sezoneve në klub.
Cristiano Ronaldo kryeson listën e golashënuesve te Real Madridi me 451 gola, i ndjekur nga Raul (323) dhe Alfredo Di Stefano (308).