Karim Benzema pritet të zgjatë kontratën me Real Madridin deri më 2023.
Benzema i cili tani është në moshën 33 vjeçare ka udhëhequr vijën sulmuese të ekipit që kur Cristiano Ronaldo u largua drejt Juventusit.
Dëshira e francezit është që të qëndrojë, por do të ishte i gatshëm të largohej nga klubi para vitit 2023, nëse mendon se nuk mund të bëjë më një ndikim pozitiv, raporton ABC, transmeton Klankosova.tv.
Benzema do të jetë zëvendës-kapiteni i ekipit në sezonin e ardhshëm, por pritet ta mbajë më shpesh duke pasur parasysh se Marcelo do të luajë shumë ndeshje këtë vit.
Francezi me Real Madridin është paraqitur në 559 ndeshje dhe ka shënuar 279 gola.