UBT News

“Bennifer” pas rreth 20 viteve të ndarë, ende në dashuri

Jennifer Lopez nuk ka nevojë të presë një unazë martese nga Ben Affleck. Ajo e ka një të tillë, të cilën Affleck i’a kishte dhuruar në vitin 2002.

JLo menjëherë pas ndarjes nga sportisti Alex Rodriguez është rikthyer në krahët e aktorit të famshëm.

Ata janë parë duke shijuar kohën së bashku në një jaht në brigjet e Saint-Tropezit në Francë, duke u përqafuar gjatë shëtitjeve në Hamptons të New Yorkut dhe duke ngrënë sushi gjatë një darke në Malibu të Australisë.

Ata tani po mundohen të kompensojnë gjithë kohën e humbur gjatë të cilës kishin qenë të ndarë.

Megjithatë edhe shumë yje të tjera më parë ishin bashkuar vite e vite pas ndarjes.

Lopez kishte thënë se “Mendoj se ishte tjetër kohë, ishin rrethana të tjera, kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur? Por një gjë e di të sigurt. Kishim një dashuri të vërtetë”.

Po ashtu edhe Ben kishte komentuar ndarjen e tyre, duke thënë se ishte një lidhje që dukej sikur ishte krijuar për të qenë burim lajmesh për tabloidet.

Në vitin 2002 Ben i dhuroi Lopez një unazë, e cila u raportua se vlente 1.2 milion dollarë atëkohë, ndërsa vlera e saj për 19 vite është rritur deri në 12 milion dollar.

Ish- publicisti i saj, Rob Shuter, në njëintervistë tha se ajo kurrë nuk e ktheu unazën dhe duhet ta ketë atë.

Ekziston një shans që fansat të shohin unazën e fejesës me diamant rozë të Jennifer sërish pasi ajo dhe Ben duket se i kanë ruajtur dhuratat e këmbyera mes vete.

Edhe Ben është parë ta mbajë në dorë orën e argjendtë të cilën JLo ia kishte dhuruar gjatë kohës sa ishin në lidhje.

Exit mobile version