Mesfushor i Milanit, Ismael Bennacer ka folur pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Atleticos, ku tha se VAR-i duhej të anulonte penalltinë.
Rossonerët ishin dominues në fillimin e ndeshjes, ku edhe kaluan në avantazh përmes Rafael Leaos, i cili më pas gjithashtu goditi traversën, por loja ndryshoi kur Franck Kessie mori kartonin e dytë të verdhë pas vetëm 29 minutave, shkruan footbalitalia, transmeton Klankosova.tv.
Pavarësisht se ishin 10 lojtarë për më shumë se një orë, pasi loja në fund zgjati 100 minuta me ndalesë, rossonerët u mbrojtën mirë dhe mezi lejuan një goditje drejt portës deri në momentin e një pakujdesie në minutën e 84-të, ku e shfrytëzoi Antoine Griezman, dhe penalltia e diskutueshme në sekondat e fundit të ndeshjes, në të të cilën kishte shumë proteste drejtuar referit turk Cakir.
“Kur humbni kështu, edhe nëse kemi dhënë gjithçka, këto ndeshje të mëdha vendosen nga detajet e vogla. Këto janë ato që bënë ndryshimin dhe më dhemb të humbasësh kështu”, tha Bennacer për Sport Mediaset.
“Atij iu shfaqën pamjet që konfirmonin se Thomas Lemar e kishte prekur më parë topin me dorë para Pierre Kalulu, kështu që penalltia duhet të ishte revokuar përmes VAR”.
“Kur flas për këtë, kam parasysh gjithçka që ka ndodhur. Nuk e kuptoj, ka VAR, ata e marrin vendimin. Nuk di çfarë te them”.
“Ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë, ne duhet të ulim kokën dhe të përqendrohemi në ndeshjen e ardhshme”, përfundoi Bennacer.