UBT News

Benjamin Mendy do të dalë sot para gjyqit pasi akuzohet për përdhunim

Futbollisti i Manchester City-t dhe Francës, Benjamin Mendy, do të dalë në gjyq sot pasi i njëjti akuzohet për përdhunim dhe sulm ndaj shtatë femrave, akuza këto të cilat mund të përfundojnë përfundimisht karrierën e tij nëse shpallet fajtor.

Mendy, 28 vjeç, do të përballet në Gjykatën Chester Crown në Anglinë veriperëndimore për t’u përballur me tetë akuza për përdhunim, një akuzë për sulm seksual dhe një akuzë për tentativë përdhunimi, në lidhje me shtatë vajza të reja.

Ai u deklarua i pafajshëm në maj për nëntë nga 10 akuzat, por më pas u godit me akuzën e mëtejshme për përdhunim, e cila ende nuk i është paraqitur në gjykatë.

Të gjitha shkeljet e supozuara thuhet se kanë ndodhur në adresën e shtëpisë së Mendy-t në Prestbury pranë Macclesfield midis tetorit 2018 dhe gushtit të vitit të kaluar.

Ai është duke u gjykuar para një jurie së bashku me të pandehurin e tij Louis Saha Matturie, 40 vjeç, i cili gjithashtu është deklaruar i pafajshëm.

Matturie mohon tetë akuza për përdhunim dhe katër akuza për sulme seksuale, që lidhen me tetë vajza të reja. Veprat e tij të supozuara shtrihen nga korriku i vitit 2012 deri në gusht të vitit të kaluar.

Gjyqi pritet të zgjasë deri në gjashtë javë./UBTNews/

Exit mobile version