Benfica është e vendosur të shesë sulmuesin uruguaian, Darwin Nunez, te Liverpooli i Anglisë për 75 milionë euro (afërsisht 78.5 milionë dollarë), njoftoi klubi portugez i futbollit të hënën, duke thënë se palët kanë arritur një marrëveshje.
Benfica shtoi se shitja mund të arrijë në 100 milionë euro (rreth 104.7 milionë dollarë) me shtesa.
Nunez, 22 vjeç, shënoi 34 gola në 41 paraqitje për Benfica-n këtë sezon.
Ai shënoi dy gola kundër Liverpool-it në çerekfinalet e UEFA Champions League 2021-2022.
Sulmuesi uruguaian, i cili është me Benfica-n që nga viti 2020, do t’i bashkohet Liverpool-it pasi të jenë dakorduar kushtet e tij personale me klubin anglez të Premier League dhe të përfundojnë testet mjekësore. /UBTNews/