UBT News

Ben Affleck mirënjohës për mundësitë e dyta, përfshirë këtu edhe Jennifer Lopez!

Ben Affleck është mirënjohës për mundësitë e dyta që jeta ia ka dhuruar, qoftë në aspektin profesional, por edhe sa i përket jetës private.

Në promovimin e filmit të tij të ri, “The Tender Bear”, aktori i tha gazetës “The Wall Street Journal”, se ai ka ndryshuar gjatë pesë viteve të fundit.

“Brenda vetëm pesë viteve të fundit, vërtet ndihem shumë mirënjohës për vështirësitë që i kam përjetuar. Kjo dhimbje i ka rrënjët te dhimbjet që ua kam shkaktuar njerëzve të tjerë. Dhe kjo është gjëja që dhemb më së shumti”, deklaroi ai.

Affleck pa dashur të komentojë lidhjen me Jennifer Lopez, me të cilën u bashkua pas 17 vitesh, ai tha se e ka kuptuar që nuk është gjë e mirë të ndajë çdo informacion rreth jetës personale me botën.

Affleck i kujton vetes se shanset e dyta në të gjitha format janë dhuratë, duke thënë: “Unë jam shumë me fat që në jetën time kam përfituar nga shanset e dyta dhe jam i vetëdijshëm që njerëzit e tjerë nuk i përjetojnë as shanset e para”./UBTNews

Exit mobile version