Aktori Ben Affleck foli hapur për jetën e tij private në një intervistë. Mes tjerash ai foli për karrierën e tij, reputacionin, martesën me ish-gruan e tij, Jennifer Garner, përballjen me alkoolin dhe romancën e tij me këngëtaren Jennifer Lopez – përfshirë këtu edhe mëdyshjen që kishte për ribashkimin me të pas 17 vjetësh.
Gazetari e pyeti se a kishte mëdyshje rreth lidhjes së tyre, meqë tash është baba?
Ai u përgjigj: “Më shkoi mendja sigurisht. Përgjegjësia ndaj fëmijëve të mi është përgjegjësia më e madhe. Nuk dua të bëjë diçka që ata të shkatërrohen”.
Affleck ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Garner./UBTNews