UBT News

Ben Affleck bisedoi me zyrtarët ukrainas

Aktori amerikan, Ben Affleck zhvilloi një bisedë telefonike me shefin e zyrës së presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak.

Në disa foto që po qarkullojnë në internet, shfaqet Yermark dhe regjisori amerikan pranë gruas së tij, yllit të muzikës pop, J-Lo.

Zyra presidenciale tha se Yermark theksoi se është e rëndësishme të analizohet me vëmendje ajo që po ndodh në Ukrainë dhe se “personalitetet e famshme” mund të ndihmojnë në lehtësimin e kësaj situate.

Sipas zyrës presidenciale, aktori u ftua për të vizituar Ukrainën./UBTNews/

Exit mobile version