Mesfushori i Anglisë, Jude Bellingham, ka treguar modesti pas barazimit pa gola ndaj Ganës në Kupën e Botës 2026, duke pranuar se nuk e meritonte çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.
Ylli i Real Madridit u shpall lojtari më i mirë i takimit pas sfidës së zhvilluar të martën mbrëma, por ai vlerësoi se çmimi duhej t’i takonte njërit prej mbrojtësve të Ganës, të cilët ndihmuan ekipin e tyre të mbante portën të paprekur.
“Të them të drejtën, nuk e meritoja. Ndoshta duhet t’i kishte takuar njërit prej mbrojtësve të Ganës që u mbrojtën shumë mirë. Pata disa momente kur ishte e vështirë të hyja në lojë dhe jam mirënjohës për këdo që votoi për mua. Megjithatë, mendoj se çmimi duhej t’i takonte ndonjërit prej lojtarëve të mbrojtjes së ekipit kundërshtar”, deklaroi Bellingham.
Anglia nuk arriti të gjente golin ndaj Ganës, pavarësisht se krijoi më shumë raste shënimi gjatë ndeshjes. Barazimi e mban skuadrën angleze në krye të Grupit L falë goldallimit më të mirë.
Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Anglia do të përballet me Panamanë, ndërsa synon të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër të turneut.
D.L
Foto: BBC
