Jude Bellingham vazhdimisht po tregon pse Real Madridi e ka bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në histori të klubit këtë verë.
Bellingham e tregoi klasin e tij mbrëmë në ndeshjen ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, ku shënoi një gol tejet të bukur.
Ai gol bëri që të fillojnë krahasimet mes Bellingham dhe legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona.
Por, Bellingham thotë që ky krahasim është paksa i tepërt.
“Unë shënova sikur Maradona? Ju lutem mos e zmadhoni. Është paksa e tepërt. Nga ajo që kam parë në ‘Youtube’, ai ishte pak më i mirë se unë, ose mund të them se shumë më i mirë se unë”, tha Bellingham.
Pas nëntë ndeshjeve me fanellën e Real Madridit, Bellingham veçse ka regjistruar tetë gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.