Mënyra e veshjeve të saj padyshim që merr vëmendje të madhe të audiencës.
Dhe Bella Hadid vazhdoi këtë gjë edhe në një shëtitje të saj në Francë gjatë ditës së djeshme (e enjte), shkruan Daily Mail.
24-vjeçarja u shfaq me një pallto të hollë dhe të zezë, derisa për pantallona shkoi me ngjyrë kafe.
Derisa paparacit shkrepnin imazhe ndaj saj, Bella u shfaq me një buzëqeshje para kamerës.
Flokët brune i kishte lënë të lira mbi supe, kurse për aksesorë Hadid zgjodhi një palë syze të zeza.
Ndërkohë modelja e njohur kishte vendosur edhe maskën mbrojtëse, për shkak të krizës globale.
Një shëtitje e tillë nga ana e saj erdhi pasi do të jetë pjesëmarrëse në “Men’s Fashion Week”.