UBT News

Bella Hadid shpjegon pse po punon sërish me Victoria’s Secret

Modelja, 25 vjeçare, eci në tre shfaqje radhazi për markën në 2016, 2017 dhe 2018. Por ajo ndërpreu lidhjet me kompaninë në vitin 2020, duke u bashkuar me kolegët e saj që akuzonin drejtuesin e atëhershëm, Ed Razek, për sjellje të papërshtatshme, përcjell UBT News.

Sipas një botimi të New York Times, 71-vjeçari Razek kishte komentuar vazhdimisht trupat e modeleve në mënyrë totalisht të pahijshme dhe joprofesionale. Megjithëse ai i ka mohuar akuzat, ai u largua nga kompania mëmë e Victoria’s Secret, L Brands.

Nga ajo kohë, marka ka punësuar lidere të reja femra dhe ka përqafuar një strategji marketingu më gjithëpërfshirëse. Kjo strategji tani do të përfshijë edhe Hadid.

“Ajo që më bindi për t’u rikthyer ishte që ata erdhën tek unë dhe më dëshmuan se vërtet, prapa skenave, Victoria’s Secret ka ndryshuar në mënyrë drastike”, tha Hadid për Marie Claire sa i përket vendimit të saj.

Hadid vuri në pah se sa “shumë ka ndryshuar” Victoria’s Secret që nga viti 2018, duke përfshirë zbatimin e “protokolleve të reja të fotosesioneve” që lejojnë modelet të tregojnë se sa lëkurë janë të rehatshme të shfaqin gjatë xhirimeve.

Hadid madje la të kuptohej se ajo mund të projektonte një koleksion për Victoria’s Secret në të ardhmen – një koleksion që është “cool dhe komod”, jo vetëm atraktiv./UBTNews/

Exit mobile version