Nuk është risi që Bella Hadid të jetë në të gjitha ballinat kur bëhet fjalë për veshjet më të bukura në tapetin e kuq.
Hadid solli një trend të ri në Festivalin e Filmit në Kanë, që ishte ‘shalli’ i fustanit të saj.
Supermodelja 24 vjeçare, doli në tapetin e kuq për shfaqjen e festivalit të filmit “Annette” në një fustan bardh e zi, duke shfaqur një version të trendit kryesor të shallit.
Veshja e disenjatorit francez Jean Paul Gaultier, është nga koleksioni Pranverë 2002 dhe përmban një lëkurë dekolte, e bërë nga i njëjti tyl i gjatë, i mbështjellë rreth qafës së saj ashtu si stilet e preferuara nga Kylie Jenner së fundi.
Hadid pati flokët e saj të ngritura lartë, duke kompletuar pamjen me bizhuteri Chopard, duke përfshirë vathë argjendi.
Në tapetin e kuq të hapjes, pasarela u bashkua me yje duke përfshirë Marion Cotillard, Jessica Chastain dhe Helen Mirren.
Por supermodelja Hadid si zakonisht, mori vëmendjen e të gjithëve me pamjen dhe stilin e saj./UBTNews