UBT News

Bella Hadid i bashkohet nismës për të ndihmuar refugjatët ukrainas

Gigi Hadid, supermodelja palestineze, e prekur nga ajo që ka ndodhur në vendin e origjinës, ka vendosur që të ardhurat e saj të shkojnë tek organizatat që po ndihmojnë refugjatët dhe Ukrainën, gjatë pushtimit rus. Njëjtë ka bërë së fundi edhe motra saj e vogël, Bella Hadid.

Përmes Instagram-it, Bella njoftoi se paratë që do të fitoi gjatë Javës së Modës, do t’i dhurojë për të mbështetur vendin e prekur nga lufta.

“Duke parë miqtë e mi ukrainas dhe kolegët që punojnë shumë këtu në Evropë, dhe janë larg nga familjet, miqtë dhe shtëpitë e tyre në Ukrainë të cilët po përjetojnë sulme brutale është shumë emocionale dhe e dhimbshme për mua. Të dëgjosh historitë e tyre dhe të shohësh situatën që po kalojnë është shkatërruese dhe unë me gjithë zemër qëndroj me ta në mbështetje. Unë qëndroj së bashku me çdo person që është prekur nga kjo luftë. Do të dhuroj të gjitha të ardhurat e mia nga kjo javë e modës drejtpërdrejt në organizatat që po japin ndihmë, strehim dhe ndihmë mjekësore për ata që kanë nevojë në Ukrainë”, shkroi modelja./UBTNews/

Exit mobile version