Bella Hadid së fundi u emërua bashkëpronare e kompanisë “KIN”, e cila është një pije adaptogjene joalkoolike, transmeton UBT News.
Ajo po vazhdon ta festojë rolin e saj në kompani, me ndihmën e miqve të saj, që fatmirësisht janë figura shumë të njohura dhe kanë ndikim në përhapjen e pijes.
Në eventin festues, për të përkrahur supermodelen ishte nëna Yolanda Hadid, dhe motra Gigi.

Nuk munguan as mikeshat e saj supermodelja egjiptiane Imaan Hammam, ajo daneze Helena Christensen, dhe disa të tjerë.
Të tjerë të ftuar ishin edhe modelja e njohur Lori Harvey, këngëtarja me famë botërore Halsey, reperi Kid Cudi dhe aktorja e serisë Euphoria, Barbie Ferriera.
Bella Hadid patjetër se ishte veshur për të lënë përshtypje, me një fustan të zi të shkurtër i bërë me materiale të ricikluara nga Daisy.
Pijet e Kin Spritzes dhe Lightwaves ishin të shumta, dhe mysafirët shiheshin të rreshtuar në bar për të porositur./UBTNews