UBT News

Bella Hadid edhe njëherë rikthen modën e viteve 2000/2008

Duajeni apo urreni atë, moda e viteve 2000 është rikthyer – duke përfshirë kostumet e xhupit Juicy Couture, dhe xhinse me çizme!

Bella Hadid sapo ka “ringjallur” një trend tjetër: fundin e gjatë xhins.

Gjatë viteve 2000, ky trend ishte favorit i yjeve me famë botërore si Christina Aguilera, dhe Britney Spears, të cilat janë parë në shumë evente me funde të ngjajshme, transmeton UBT News.

Së fundi, supermodelja Bella Hadid u shfaq e veshur me veshjen e saj të re “kryesore” ikonike e viteve 2000.

Skaji i saj kishte disa elemente lara-lara dhe disa zbukurime. Për adhuruesit e modës të viteve 2000, ky stil menjëherë u kujton veshjet e Mandy Moore, Eve dhe Christina Aguilera gjatë asaj periudhe, megjithëse varianti i Hadid e bëri atë pak më modern, përcjell UBT News.

Bella Hadid nuk është hera e parë që mundohet ti rikthejë trendet e viteve të kaluara. Ajo shpesh herë është parë me veshje të trendeve të viteve 2000, madje së fundi edhe në tapetin e kuq.

Ajo në Festivalin e Filmit në Kanë u pa me një krijim të disenjatorit francez Jean Paul Gaultier, i cili i përket koleksionit Pranverë të vitit 2002./UBTNews

Exit mobile version