Forcat ukrainase kanë bombarduar qytetin perëndimor rus të Belgorodit, sipas guvernatorit të rajonit, Vyacheslav Gladkov.
Gladkov shkroi të enjten në Telegram se një linjë elektrike pësoi dëme si pasojë e granatave, ndërsa nuk u raportua për viktima.
Nuk është hera e parë që qyteti i Belgorodit është në shënjestër të forcave ukrainase. Gladkov tha se edhe më 15 nëntor dy persona janë vrarë si pasojë e bombardimeve./UBTNews/