Ndeshja u ndal me përfundim të pjesës së parë mbrëmjen e së hënës për çështje sigurie, pasi dy burra, të cilët thuhet se kanë qenë në fanella të Suedisë, u qëlluan për vdekje në qytet.
Një tjetër tifoz u lëndua rëndë gjatë sulmit, me të tre viktimat që ishin në 60-at dhe 70-at e tyre.
Në atë kohë, ishte bërë e ditur se i dyshuari ishte në arrati, dhe Brukseli ishte i alarmuar për terrorizëm.
Pasi që ndeshja nuk u vazhdua, tifozëve iu kërkua të qëndronin brenda stadiumit “King Baudouin”, dhe mbetën aty për orë të tëra para se të evakuoheshin.
Gjatë gjithë natës i dyshuari ishte në arrati, ndërsa ai u qëllua për vdekje të nesërmen nga policia belge në një kafe.
Kapiteni i Suedisë dhe mbrojtësi i Manchester United, Victor Lindelof e konfirmoi që lojtarët morën vendimin për të mos e vazhduar ndeshjen.
Sulmi ndodhi gjatë orës 19:00, por lojtarët u informuan vetëm pas pjesës së parë.
Ish-sulmuesi i Coventryt, Victor Gyokeres kaloi Suedinë në epërsi në minutën e 15’, para se Romelu Lukaku të barazonte shifrat në 1:1 për Belgjikën.
UEFA tani ka njoftuar se ndeshja nuk do të rifillojë apo përsëritet dhe rezultati i pjesës së parë 1:1 do të qëndrojë.
Në një deklaratë zyrtare, UEFA tha se federatat e futbollit të Belgjikës dhe Suedisë shprehën publikisht dëshirën e tyre për të mos luajtur kohën e mbetur të ndeshjes dhe për të marrë në konsideratë rezultatin në intervalin e pjesës së parë (1:1).
Një tjetër pikë e konsideruar nga UEFA ishte se rezultati i ndeshjes nuk do të ndikonte në asnjërën palë, pasi Belgjika tashmë është kualifikuar dhe Suedia është eliminuar matematikisht.