UBT News

Belgjika shmang humbjen ndaj Egjiptit në startin e Grupit G

Belgjika dhe Egjipti i kanë ndarë pikët në ndeshjen hapëse të Grupit G në Kupën e Botës 2026, pasi takimi i zhvilluar në Seattle përfundoi me rezultatin 1:1.

Egjiptianët e nisën më mirë ndeshjen dhe kaluan në epërsi në minutën e 19-të. Pas një aksioni të bukur, Emam Ashour u shërbye nga Mohamed Salah dhe me një goditje të saktë mposhti portierin belg Thibaut Courtois për rezultatin 1:0.

Belgjika reagoi në pjesën e dytë dhe shtoi presionin në kërkim të golit të barazimit. Përpjekjet e saj u shpërblyen në minutën e 66-të, kur mbrojtësi egjiptian Mohamed Hany, në tentim për të larguar rrezikun para Romelu Lukakut, e dërgoi topin në rrjetën e skuadrës së tij.

Deri në fund të takimit, të dyja ekipet krijuan raste, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Me këtë barazim, Belgjika dhe Egjipti e nisin Botërorin me nga një pikë, ndërsa Grupi G mbetet plotësisht i hapur pas ndeshjeve të para.

D.L

Foto: Koha

Exit mobile version