UBT News

Belgjika ia ktheu pikturën familjes hebreje pas 71 vitesh

Muzeu kryesor i artit në Belgjikë ia ka kthyer pas 71 vitesh një pikturë një çifti hebre, pronat e të cilëve u morën nga nazistët pasi ata u larguan në prag të Luftës së Dytë Botërore.

Avokatja e familjes tha se ata janë në kërkim edhe të 30 veprave të tjera të artit.

“Kjo është vepra e parë që u identifikua sepse fatkeqësisht nuk kemi fotografi të pikturave që mungojnë”, deklaroi ajo.

Asnjë nga stërnipërit e familjes hebreje, që jetojnë jashtë Belgjikës, nuk ishin të pranishëm në ceremoni të enjten.

Piktura, ku janë të paraqitura lule në ngjyrë rozë në një vazo blu nga artisti gjerman, Lovis Corinth, i përkiste çiftit Gustav dhe Emma Mayer, të cilët u larguan nga shtëpia e tyre në Frankfurt në vitin 1938 për në Bruksel, dhe në gusht të vitit 1939 shkuan përfundimisht në Britani.

Mirëpo ata nuk arritën t’i marrin me vete gjësendet, përfshirë këtu edhe 30 pikturat të cilat u morën nga nazistët./UBTNews

Exit mobile version