UBT News

Belen Rodriguez bëhet nënë, zbulohet emri i vogëlushes

“Dikush ka lindur tani”, shkroi në Instagram Rodriguez, e cila më herët ka bërë me dije se vogëlushja do të quhet Luna Mar.

Më herët, Belen ka rrëfyer se shtatzënia ishte e papritur dhe erdhi pas një aborti spontan.

“Kam mbetur shtatzënë gabimisht. Kur Antonino dhe unë e zbuluam lajmin ishim të entuziazmuar që kishte ndodhur. Nuk e prisnim sepse ishte me të vërtetë shumë herët, por atëherë e kuptuam se nuk kishte asgjë të keqe sepse ishim të dashuruar çmendurisht. Fatkeqësisht pas katër ditësh e humba fëmijën. U trishtuam jashtëzakonisht. Kjo na bëri të kuptojmë se shumë e donim një fëmijë. Për fat të mirë, muajin tjetër mësuam lajmin se isha sërish shtatzënë”, tregoi ajo.

Belen dhe Antonino Spinalbanese, janë bashkë prej më pak se një viti pas ndarjes përfundimtare me ish-bashkëshortin Stefano De Martino. Ylli italian është gjithashtu nëna e një djali 6-vjeçar, Santiagos.

Exit mobile version