Me 228,2 miliardë dollarë, manjati francez i luksit, Bernard Arnault, është ngjitur në krye të listës së Forbes, duke u bërë njeriu më i pasur në botë.
Ai ka në zotërim grupin e produkteve dhe shërbimeve të luksit LVMH Moet Hennessy, është pronar i shtëpive të modës Louis Vuitton, Chanel, Fendi dhe Christian Dior, si dhe i mbi 70 bizneseve të tjera të bizhuterive, parfumeve e kozmetikës, apo edhe shërbimeve të hotelerisë, duke pasur një portofol shumë të diversifikuar. Kështu, njeriu në krye të konglomeratit më të madh të luksit kanë një gjurmë të pashlyeshme në industrinë e modës dhe ka shkruar histori me sukseset e tij.
Për të dytin vit radhazi, pjesë e listës së gjatë të miliardevë të botës është bërë edhe Rihanna, pasuria e të cilës vlerësohen se është 1,4 miliard dollarë, e cila renditet në vendin e 2002. Po ashtu, pjesë e listës është edhe Kim Kardashian me 1,2 miliard dollarë. Në total, në listën e Forbes janë 2640 miliarderë, të cilët në total arrijnë vlerën 12,2 trilionë dollarë./albinfo.ch