UBT News

Bëhet e ditur se kur do të nënshkruhet kontrata mes Interit dhe Onanas

Portieri i Ajaxit, Andre Onana, raportohet se ka zgjedhur skuadrën e Interit si destinacionin e tij të radhës në karrierë.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili ka bërë të ditur që Onana ka zgjedhur Interin para skuadrës së Barcelonës.

Po ashtu, Romano e konfirmoi që Onana do ta nënshkruajë kontratën e tij si lojtar i ri i Interit në muajin janar dhe jo në dhjetor siç raportohej më herët.

Onana do t’i bashkohet Interit në qershor të vitit 2022 si një lojtar i lirë dhe do të jetë i gatshëm që nga sezoni 2022/23 për “Nerazzurët”.

Exit mobile version