UBT News

Befason Reali, synon transferimin e yllit të Tottenhamit

Gjiganti spanjoll, Real Madrid, raportohet se po synon një transferim surprizë për sulmuesin anësor të Tottenhamit, Heung-Min Son.

Son shijoi një nga sezonet e tij më të mira me fanellën e Tottenhamit sezonin e kaluar, duke ndarë çmimin e “Këpucës së Artë” të Premier Ligës me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Kapiteni i Koresë së Jugut luajti një rol kyç në kualifikimin e Tottenhamit në Ligën e Kampionëve dhe tani ai po tërheq vëmendje nga Spanja.

Sipas gazetarit, Rudy Galetti, Real Madrid e dëshiron me çdo kusht transferimin e sulmuesit të Tottenhamit.

Me Gareth Bale që u largua nga klubi dhe Eden Hazard që nuk arriti atë çka ishte e pritur prej tij që kur iu bashkua Realit, Ancelotti dëshiron të shtojë më shumë fuqi në sulmin e tij.

Tottenhami do të hezitojë të shesë Son këtë verë, pas partneritetit të tij me Harry Kane që luajti një rol kryesor në suksesin e Tottenham sezonin e kaluar.

Antonio Conte e ringjalli Tottenhamin gjatë gjysmës së dytë të sezonit, dhe ata tashmë kanë filluar të forcohen përpara sezonit të ardhshëm.

Conte i ka kërkuar qartë krerëve të Tottenhamit të investojnë në skuadër për të vazhduar ecjen përpara, kështu që nëse Daniel Levy vendos të përfitojë nga Son, menaxheri italian nuk do të jetë shumë i lumtur.

Exit mobile version