UBT News

Befason McGregor, synon të blejë Manchester United

Ylli i UFC, Conor McGregor ka vlerësuar me shpejtësi pasojat e Superligës Europiane duke postuar në Twitter një mesazh se ai po mendon të blejë Manchester United, pas përpjekjes së tyre të diskutueshme për të formuar një kampionat të ri.

“Djajtë e Kuq” ishin një nga 12 klubet që premtuan mbështetjen e tyre për skemën e re të futbollit, e përshkruar nga kritikët si një “dyqan i mbyllur”.

Megjithatë, të martën në mbrëmje, plani filloi të shpërbëhej me 6 klubet e Premier League që njoftuan se kanë nisur procedurat për t’u tërhequr nga ky propozim. Menjëherë pas kësaj, shefi ekzekutiv i United, Ed Woodward njoftoi do të largohet nga detyra në fund të 2021.

Dhe me këtë rast, ylli i UFC, McGregor, i cili është një fans i United që nga fëmijëria, shkoi në Twitter një mesazh në formë pyetje për të kërkuar nga ndjekësit e tij mendimin se çfarë mendonin nëse do të blinte ngjyrat e Manchester.

“Hej djema, po mendoj të blej Manchester United! Çfare mendoni?”, u shkroi McGregor 8.6 milionë ndjekësve të tij.

Irlandezi, i cili fitoi rreth 100 milionë euro nga ndeshja e tij me Floyd Mayweather në 2017, do të përfaqësonte një ndryshim të mirëpritur të pronësisë midis tifozëve të United, të cilët po kërkojnë që familja Glazer të largohet pas “komplotit” të Super League.

Exit mobile version