Interi qëndron i dyti në tabelën e Serie A, dy pikë prapa Milanit dhe dy më shumë se Juventusi dhe Fiorentina. Megjithatë, Marotta beson se “Bianconerët” janë favoritët për të fituar Scudetton këtë sezon.
“Kam fituar titullin tim të parë në Serie A në Torino me Antonio Conten dhe ne nuk po luanim në kompeticionet evropiane”, tha Marotta për “Gazzetta”.
“Përvoja më thotë se mundësia për të planifikuar një sezon vetëm me Serinë A dhe Kupën e Italisë është një avantazh. Kjo është arsyeja pse unë them se Juventusi është favorit për titull”, shtoi ai.
Inter mundi Milanin 5-1 në “Derby della Madonnina” muajin e kaluar, por ka mbledhur vetëm katër pikë në tre ndeshjet e fundit të Serie A.
“Bëmë disa gabime, por nuk mendoj se u qetësuam pas fitores 5-1 në derbi” këmbënguli Marotta.
“Nerazzurrët” vizitojnë Torinon në ndeshjen e parë pas pushimit të shtunën e ardhshme përpara se të presin RB Salzburg në Ligën e Kampionëve dhe Romën në Serie A.
Interi nuk e ka fituar titullin e Serie A që nga viti 2020-21 me Conte në krye të skuadrës.