UBT News

Befason Conte, ja kujt ia dedikon titullin e fituar me Interin

Interi me në krye trajnerin Antonio Conte e ka festuar të dielën titullin e 19-të në Serie A duke arkëtuar 91 pikë pas 38 ndeshjeve të zhvilluara dhe me një dallim prej 12 pikëve nga vendi i dytë që mbahet ngarivali i qytetit, Milani.

Ky ishte edhe titulli i parë i trajnerit Antonio Conte me klubin zikaltër dhe sipas teknikut italian, kjo ishte një rrugë aspak e lehtë për t’u ndjekur.

Duke ditur vështirësitë që u hasën deri tek titulli, Conte ka thënë se ia dedikon pikërisht vetes së tij këtë titull.

“Unë ia kushtoj vetes time”, tha ai. “Sepse e di që në çdo rast nuk ka qenë një rrugë e lehtë në këto dy vite. Unë me të vërtetë duhej të jepja gjithçka nga vetja ime. Ka pasur edhe raste kur unë kam dyshuar në disa gjëra dhe kam dyshuar në vetvete, por ne kemi qenë mjaft të fortë për të tejkaluar gjithçka. Të gjithë kemi qenë të mirë, edhe unë”, tha në fund Conte.

Exit mobile version