Bebe Rexha me shaka u ka kërkuar fansave të saj që të mos i hedhin telefonat drejt saj teksa ajo u kthye në skenë pasi u godit me një pajisje të dielën në fytyrë.
Këngëtarja po performonte në New York City të dielën kur u godit në fytyrë nga një telefon. Ajo u rrëzua në gjunjë dhe menjëherë u dërgua në spital për t’i bërë qepjet mbi syrin e saj të majtë.
Pas incidentit në Nju Jork, Bebe u kthye në rrjetet sociale për të treguar syrin e saj të mavijosur dhe një prerje në vetull./UBTNews/