UBT News

Bebe Rexha përkrah boksierin Reshat Mati për ndeshjen e radhës

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore nuk ndal së treguari mbështetjen për shqiptarët në fusha të ndryshme, transmeton UBT News.

Së fundi, Rexha ka ndarë një story ku mbështet boksierin shqiptar, Reshat Mati.

Mati do të zhvillojë ndeshjen e radhës më datën 1 tetor në Milano të Italisë.

Këngëtarja e shumë hiteve, para pak ditësh bëri repost edhe videon e boksierit shqiptar Florian Marku i cili shihet teksa godet kundërshtarin e tij ukrainas Maxim Prodan gjatë konferencës./UBTNews

Exit mobile version