Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, shpeshherë ka folur për traditat e vendit tësaj, nëpër intervista të ndryshme në mediat e huaja. E që së fundmi, ka treguar se ishte gati të martohej në një moshë shumë të re.
Këngëtarja ka treguar se në adoleshencë kishte disa djem që kërkonin dorën e saj, sepse kjo është pjesë e kulturës shqiptare.
“Nëna ime është martuar 17 vjeçe, është një botë komplet tjetër. Gjyshja ime është martuar 15 vjeçe, domethënë e martuan të tjerë, vendosën të tjerë për të. Tashmë ka ndryshuar plotësisht, është më moderne dhe gratë kanë më shumë të drejta. Por kur unë isha më e re kishte djem që më kërkonin dorën për martesë. Ishte pjesë e kulturës. Tradita është e tillë, martohesh me një shqiptar shumë e re në moshë dhe më pas bën fëmijë”, ka thënë Bebe.
Ndër të tjera, këngëtarja me famë botërore ka falënderuar nënën e saj që e ka shpëtuar dhe e ka ndihmuar të arrijë ëndrrat e saj për t’u bërë një yll.
“Teksa rritesha unë nuk lejohesha të ngrija zërin apo flisja në tavolinë dhe gjëra të tilla, por mami im luftoi për mua shumë dhe ajo ju thoshte njerëzve ‘Vajza ime nuk do të martohet’”, ka thënë këngëtarja.
Gjithashtu ajo ka pranuar se puthjen e parë e ka dhuruar 8 vite më parë, kur ishte 23 vjeçe.
“Isha 23 vjeçe, disi vonë. Isha e frikësuar. Isha e frikësuar nga djemtë, nuk e di pse dhe ishte një puthje shumë e keqe”, ka treguar Bebe.