“Isha shumë e frikësuar”, tha Bebe Rexha për performancën për herë të parë pas incidentit famëkeq ku u sulmua me telefon.
Të premten, Bebe Rexha u ndal në Life is Beautiful Pool Party ku Dave & Mahoney transmetonin drejtpërdrejt.
Në qershor, një 27-vjeçar i hodhi një telefon Bebe Rexhës teksa ajo po performonte në New York City. Sipas NBC, sulmi i shkaktoi një mavijosje brutale të syrit këngëtares.
Kur u pyet se si ishte përvoja në performancën e parë pas incidentit, ajo u përgjigj se fillimisht ishte e frikshme. Ajo e gjeti veten duke performuar larg turmës. Por, etika e saj e punës, përkushtimi ndaj artit dhe këmbënguljes së saj luftuan kundër atyre ndjenjave të mbushura me ankth për t’i dhënë audiencës së saj performancën më të mirë, kërcimin e bukur dhe këngën mahnitëse për të cilat ajo njihet.
Rexha foli edhe për mënyrën se si e zhvillon kohezivitetin me kërcimtarët dhe ekipin e saj. Dave përmendi se kur e pa atë të performonte disa muaj më parë, ai nuk mund të mos vinte re se sa “në harmoni” ishte ajo me kërcimtarët e saj dhe kjo ishte vetëm një shoqëri e shkëlqyer me ekipin e saj./UBTNews/