UBT News

BE thotë se Rusia është drejtpërdrejt përgjegjëse për çdo mungesë drithërash

Për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës, Rusia është drejtpërdrejt përgjegjëse për mungesat në tregtinë ndërkombëtare të drithërave, tha të dielën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian.

Bllokada e vazhdueshme e Rusisë ndaj porteve të Ukrainës po pengon eksportin e tonëve drithë, si misri dhe gruri, të bllokuara aktualisht në Ukrainë, një nga prodhuesit kryesorë botërorë”, shkroi Josep Borrell në Twitter.

Borrell vuri në dukje se sanksionet e BE-së synojnë kapacitetin e Rusisë për të vazhduar luftën dhe nuk synojnë grurin, duke shtuar se produktet bujqësore dhe transporti i tyre janë përjashtuar në mënyrë të qartë nga sanksionet.

Rusia është drejtpërdrejt përgjegjëse për çdo mungesë në tregtinë ndërkombëtare të drithërave dhe në vend që t’i japë fund agresionit të saj, po kërkon në mënyrë aktive të transferojë përgjegjësinë për sanksionet ndërkombëtare. Ky është #dezinformim”, shtoi ai.

Borrell vazhdoi duke thënë se blloku do të vazhdojë të tregojë solidaritet me vendet në adresimin e pasojave të luftës.

“Presidenti rus, Vladimir Putin, duhet t’i japë fund luftës së tij kundër Ukrainës. Duhet të rikthehet integriteti territorial i Ukrainës”, nënvizoi ai, duke shtuar se kjo është në interes të gjithë botës.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, të paktën katër mijë e 183 civilë janë vrarë dhe pesë mijë e 14 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës me Rusinë, me bilancin e vërtetë që besohet të jetë shumë më i lartë.

Më shumë se 6,9 milionë njerëz janë larguar në vende të tjera, ndërsa më shumë se 7,7 milionë janë zhvendosur brenda vendit. /UBTNews/

Exit mobile version