UBT News

BE letër 27 vendeve anëtare për koordinimin e masave të lëvizjes

 Aplikoni sa më shpejt të jetë e mundur, mundësisht para 1 korrikut, rekomandimet e Këshillit të Bashkimit Europian për të koordinuar masat kufizuese të qarkullimit të qytetarëve shkaktuar nga pandemia dhe për certifikatat digjitale të BE-së, kërkuan komisionerët europianë, Didiel Reynders, Thierry Breton dhe Stella Kyriakides në një letër për 27 shtetet anëtare.

Veçanërisht, Komisioni rekomandon garantimin e lirisë së qarkullimit të personave të shëruar nga COVID-19 apo që kanë përfunduar vaksinimin për të siguruar bashkimin familjar duke iu referuar rregullave të vendosura nga qendra ECDC.

Eurokomisionerët Didier Reynders, Thierry Breton dhe Stella Kyriakides kërkuan gjithashtu që për riforcimin e besimit të qytetarëve, është e nevojshme për të dhënë të gjitha informacionet e duhura dhe të aksesueshme në platformat digjitale RiOpen EU.

Exit mobile version