UBT News

BE kërkon nga Kurti ta bëjë Asociacionin

(FILES) In this file photo taken on February 26, 2020, Kosovo's Prime Minister Albin Kurti gives a press conference in Pristina. - Kosovo's less than two-month old government was toppled by a no-confidence vote on March 25, 2020, plunging the poor and unstable democracy into political uncertainty as it tries to halt the spread of coronavirus. After nearly 12 hours of debate, 82 MPs in the 120-member assembly approved the motion against the government of Prime Minister Albin Kurti. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Qëkur e mori detyrën, nuk e përmendi më si temë.

Mbase atë që kishte për ta thënë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, kryeministri Albin Kurti e shprehu pak orë para se të betohej në Kuvend, më 22 mars të këtij viti.

“Tema e Asociacionit te Komunave me shumicë serbe është temë që rikthehet çdo javë. Nuk mund të kemi Asociacion një etnik” tha Kurti mes tjerash në ditën kur Kuvendi e votoi për shef qeverie.

Nga Kryeministria thonë se shefi i qeverisë këtu thirret në nenin 44 të Kushtetutës, që rregullon lirinë e asociimit.

Por, se a kanë plan konkret për krijimin e Bashkësisë së Komunave nuk treguan, ani se këtij

organizimi i dedikoheshin 6 nga 15 pikat e marrëveshjes së firmosur 8 vjet më parë në Bruksel.Andaj, Bashkimi Evropian si lehtësues i dialogut, po i kërkon Kurtit respektim të kësaj ujdie që ishte e para e parimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Kjo ujdi u bë bazuar në mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira, prej së cilës Kosova  asnjëherë nuk u tërhoq. Në fakt marrëveshja e vitit 2013 është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës me shumicë të votave prej 2/3. Duke vepruar kështu Kosova mori obligim ndërkombëtar për të zbatuar këtë marrëveshje” thuhet nga Shërbimi i jashtëm I BE-së.

Kurti e konsideron si fund të ujdisë edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, i cili asociacionin e shpalli anti-kushtetues në 23 nene.

Po në përgjigjen për Klan Kosova, nga BE-ja e thonë të kundërtën.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese më 2015 lidhur me Asociacionin rregullisht keqinterpretohet. Gjykata kurrë nuk ka thënë se Asociacioni nuk mund të themelohet. Prandaj ne presim që Kosova të respektojë angazhimet që i ka marr në Dialog”

Qendrimi final i Qeverisë për këtë çështje mund të dihet brenda pak ditësh.

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha sot se ekzekutivi së shpejti prezanton qëndrimet në raport me dialogun.

Exit mobile version