Bashkimi Evropian ka vendosur një gjobë prej 200 milionë euro ndaj platformës së tregtisë online Temu, pasi autoritetet kanë konstatuar se në platformë janë lejuar shitje të produkteve të rrezikshme për konsumatorët.
Sipas vendimit të Komisionit Evropian, kompania nuk ka arritur të sigurojë mjaftueshëm kontroll mbi produktet e listuara nga shitësit e palëve të treta, duke lejuar që në treg të qarkullojnë artikuj që mund të përbëjnë rrezik për sigurinë e përdoruesve.
Autoritetet evropiane theksojnë se platformat online kanë detyrim ligjor të garantojnë standarde të sigurisë për produktet që shiten përmes tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për tregje masive me miliona përdorues në mbarë Evropën.
Vendimi ndaj Temu konsiderohet si një nga gjobat më të mëdha të vendosura deri më tani ndaj një platforme e-commerce në BE dhe synon të rrisë përgjegjësinë e kompanive dixhitale për kontrollin e produkteve që ofrojnë.
