UBT News

BE do të ndihmojë Qipron në menaxhimin e fluksit të emigrantëve

Qipro ka arritur sot një marrëveshje me Bashkimin Evropian për ta ndihmuar atë të trajtojë një fluks të madh emigrantësh në ishullin e ndarë të Mesdheut, përcjell UBT News.

Marrëveshja do ta bëjë më të lehtë për Qipron dërgimin e azilkërkuesve që nuk kanë plotësuar kushtet dhe do të ndihmojë në përmirësimin e ambienteve të saj të mbipopulluara të pritjes.

Republika e Qipros akuzon Turqinë, trupat e së cilës që nga viti 1974 kanë pushtuar pjesën veriore të ishullit, për inkurajimin e një pjese të madhe të fluksit të refugjatëve sirianë dhe të ardhurve nga Afrika Sub-Sahariane përmes Vijës së Gjelbër të patrulluar nga OKB-ja që ndan ishullin.

Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua nga Ministri i Brendshëm qipriot, Nicos Nouris dhe komisionerja e çështjeve të brendshme të BE, Ylva Johansson, të cilët morën pjesë virtualisht./UBTNews/

Exit mobile version