Bashkimi Evropian do të nënshkruajë një marrëveshje me një prodhues të pazbuluar vaksinash, të martën për furnizimin e rreth 110 mijë dozave të vaksinave kundër lisë së majmunëve, që do të dorëzohen nga fundi i qershorit, tha komisionerja e shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides.
Në margjinat e një takimi të ministrave të shëndetësisë të BE-së në Luksemburg të martën, Kyriakides, tha se vaksinat do të blihen me fondet e BE-së dhe do t’u dorëzohen vendeve të BE-së.
Ajo tha se BE ka regjistruar 900 raste të lisë së majmunëve deri më tani. /UBTNews/