Bayern Munich po kërkon të përforcohet edhe me një mbrojtës. Skuadra gjermane, ka shprehur interesim për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
Reprezentuesi senegalez pritet të largohet në fund të edicionit nga klubi italian në rast të ndonjë oferte.
“Bavarezët” thuhet se do të dërgojnë një ofertë mbi 50 milionë euro për Koulibalyn.
Për 29-vjeçarin interesim të vazhdueshëm ka shprehur edhe Manchester Unitedi.
Koulibaly ka kontratë me Napolin, deri në vitin 2023.